Të paktën pesë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e një vale sulmesh me dron të ndërmarrë nga forcat ruse në 12 rajone ukrainase. Viktimat dhe të plagosurit u shënuan në rajonin e Donjeckut, ndërsa në zonat e tjera forca ajrore e Ukrainës tha se mundi të zmbraps valën e sulmeve.
“Natën e 6 korrikut, armiku goditi me 27 dronë [të tipit] Shahed”, tha Forca Ajrore në një mesazh në Telegram ku sqaroi se mundi të rrëzojë 24 dornë në total.
Ndërkohë, zyrtarët në rajonin Sumi, në veri të kryeqytetit, Kiev, thanë se dronët rusë goditnë ujësjellësin duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të funrizimit me ujë në të pjesën më të madhe të kësaj zone. Ndërkohë, në rajonin e Rusisë Krasnodar, dy depo nafte u përfshinë nga zjarri dhe një ndërtesë e telefonisë mobile u dëmtua nga një sulm me dronë gjatë natës së 6 korrikut, thanë zyrtarët rusë, duke e fajësuar Ukrainën për sulmin. Zyrtarët thanë se dronët ukrainas u rrëzuan mbi dy qarqe të Krasnodarit. Rënia e copëzave të dronëve shkaktoi dëme në ndërtesën e telefonisë mobile në Yeisk, ndërsa një cisternë nafte u përfshi nga zjarri në një depo nafte në fshatin Pavlovskaja. Gjatë muajve të fundit Rusa ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën energjitike por jo vetëm të Ukrainës.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#Ukraine#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/kNHSg5J12t4/maxresdefault.jpg)