#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Pa Gjurme-Ekskluzive/Flet shoqja e Xhoit:Dashuronte biznesmenin,taksisti e përndiqte!Nëna:Emili di gjithçka
Ekskluzivisht sot në ’Pa Gjurmë’ ka folur nga Kenia shoqja e Xhoit, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda ka zbuluar detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që ka zbuluar detaje edhe mbi të dashurin biznesmen shqiptar të 22-vjeçares.
Pavarësisht se do të dëshironte të kundërtën për vajzën që ky fundvit Xhoin nga Kenia ta gjente zgjuar, nëna e saj Ruth nga spitali me trishtim deklaron se e bija është ende në gjendje kome. 22-vjeçarja që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar frymon nga aparaturat e vendosura në gjoks, për afro 4 muaj nga krimi makabër, i cili është i veshur ende me mister. Nëna bën ende apel për ndihmë ndërsa llogaria në GoFundMe vijon të jetë e hapur për të ndihmuar 22-vjeçaren për kurimin e saj jashtë vendit.
Xhoice një punonjëse kazinoje u gjet pa ndjenja mëngjesin e 14 gushtit poshtë ballkonit të një residence në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Ngjarja u mbajt e fshehur për afro dy muaj. Puntaën e 8 nëntorit rasti u bë publik për herë të parë në ’Pa Gjurmë’, ndërsa stafi depërtoi fshehurazi në dhomën e pavionit ku e intubuar vijon të jetë e shtruar 22-vjeçarja e masakruar.
E reja ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas ajo u gjet në gjendje të rëndë në rrethana të paqarta. 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa mjekët thanë se ajo erdhi me tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtim traumatik të trurit.
![](https://s2.save4k.ru/pic/kORrVSyOdhY/maxresdefault.jpg)