#oranews
Ky është moment i vrasjes me automatik i Delon Troqes, personazhit që ishte kthyer nga Spanja në Vlorë, në 16 Mars të këtij viti.
Në video duket një automjet ngjyrë e zezë, i cili afrohet pranë hyrjes së servisit ku qëndronte Troqe dhe ka hapur zjarr në drejtim të tij mbrëmjen e 21 majit 2021.
Goditja me armë ka qenë në dy kohë të ndryshme dhe nga brenda makinës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Delon Troqes.
Në vendin e ngjarjes u gjetën të paktën 10 plumba. Makina e autorëve është gjendur djegur plotësisht duke e bërë të vështirë gjetjen e autorëve
Një tjetër ngjarje e rëndë në muajin që lamë pas është dhe plagosja e Edison Begajt mbrëmjen e 29 Majit në Vlorë.
Ora News ka siguruar pamjet ngjarjes ku Begaj mbreti plagosur me katër plumba.
Ishte ora 23:20 kur 38 vjeçari po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Kaninë, ndërsa në automjet bashkë me të ndodhen edhe dy djemtë.
Ai zbret nga makina për të hapur portën e banesës dhe duket në pamje teksa sheh celularin.
Pak sekonda në vonë në pamje shfaqet autori i plagosjes.
I veshur me uniformë të ngjashme me ato të policisë së Shtetit dhe me maskë në fytyre, atentatori afrohet pranë makinës në të njëjtën kohë me 38 vjeçarin.
Dy burrat sipas pamjeve shkëmbejnë disa fjalë dhe në atë moment ndaj Edison Begajt hapet zjarr me pistoletë në gjymtyrët e poshtme.
Nga dinamika duket se autori nuk ka për qëllim ekzekutimin e 38 vjeçarit, por i ka dërguar një mesazh të qartë kriminal në sy të fëmijëve të mitur.
Në dëshminë e parë, ai citohet të ketë deklaruar se nuk e njohu njeriun që qëlloi në derë të shtëpisë, që monitorohet nga kamera sigurie, si një tregues që 38 vjeçari u trembej atentateve të tilla.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/kRHmRiUMIcg/maxresdefault.jpg)