Dr. Shk. Jolanda Nikolla, mjeke pneumologe, në Spitalin Amerikan 3, ka folur për testin e Spirometrisë.
Testi i Spirometrisë është testi i frymëmarrjes, që bëhet për të gjithë duhanpirësit kronikë për të diagonostikuar sëmundjet e mushkrive. Dr. Jolanda Nikolla, i bën thirrje të gjithë pacientëve që kanë shenja dhe simptoma që zgjasin më shumë se një javë siç janë: vështirësi në frymëmarrje, kollë, apo dhimbje gjoksi, duhet patjetër të paraqiten tek mjeku pneumolog për të vlerësuar situatën aktuale të mushkrive.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken pneumologe Jolanda Nikolla kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
![](https://i.ytimg.com/vi/kUEIpIM3TbA/maxresdefault.jpg)