Kryeministri Rama ka bërë publike objektivat baze dhe ato maksimale për numrin e mandateve që synon te fitoje, Partia Socialiste në 25 Prill. Nga llogaritë e kryesocialistit, del se objektivi bazë është për arritjen e 78 mandateve, ndërsa ai maksimal është për 88 mandate.
Risi në renditjen e listave është kryesimi i 7 qarqeve nga emra të rinj, të cilët kreu i selisë së PS, prezantoi një nga një, pak para nisjes se kryesisë së Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama tha se kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli i kishte bërë një ftesë për të kandiduar, por ai nuk e kishte pranuar.
“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme, nuk ka fare rendësi se çmendon njëri dhe tjetri. Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës nuk e ka parë të arsyeshme, me të pa të skuadra jonë do të arrijë objektin bazë”
Mungesën e Ditmir Bushatit në lista, Rama e komentoi duke thënë se yll në një betejë nuk është një deputet, por e gjithë skuadra.
“Në këtë betejë, yll është vetëm skuadra. Skuadra e PS është shumë më tepër se skuadra e deputetëve. Nëse çfarë kemi arritur e kemi arritur, sepse kemi pasur një skuadër kompetitive”.
Pak orë përpara zyrtarizimit të listave të kandidatëve, Kryeministri Edi Rama bëri publik një tjetër largim nga radhët e grupit të tij parlamentar, Eglantina Gjermeni. Gjatë ditës, Edi Rama prezantoi edhe 3 përfaqësues të komunitetit të emigrantëve në listën e kandidatëve për deputetë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!