Një natë përpara se kryeministrja Sheikh Hasina të largohej papritur nga Bangladeshi, në mesin e protestave vdekjeprurëse, shefi i ushtrisë së saj zhvilloi një takim me gjeneralët e tij dhe vendosi që trupat të mos hapnin zjarr ndaj civilëve për të zbatuar shtetrrethimin, thanë dy oficerë të ushtrisë për agjencinë e lajmeve Reuters. Gjenerali Ëaker-Uz-Zaman më pas iu drejtua zyrës së Hasinës, duke i thënë kryeministres se ushtarët e tij nuk do të ishin në gjendje të zbatonin shtetrrethimin e urdhëruar prej saj. Mesazhi ishte i qartë: Hasina nuk kishte më mbështetjen e ushtrisë. Detajet e takimit në internet mes drejtuesve ushtarakë dhe mesazhi për Hasinën se ajo kishte humbur mbështetjen e ushtrisë, nuk janë raportuar më parë. Por, sic nënvizon Reuters, ato ndihmojnë për të shpjeguar sesi sundimi 15-vjeçar i Hasinës, gjatë të cilit ajo u ndesh me pak mospajtim, mori një kthesë kaq kaotike dhe të papritur të hënën, kur ajo u largua nga Bangladeshi për në Indi. Shtetrrethimi u shpall pasi të paktën 91 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në përleshjet mbarëkombëtare të dielën, dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i protestave të udhëhequra nga studentët kundër Hasinës në korrik.
Zëdhënësi i ushtrisë së Bangladeshit, konfirmoi diskutimet e së dielës në mbrëmje, të cilat ai i përshkroi si një takim i rregullt për të trajtuar situatën. Por ai nuk dha më shumë detaje. Reuters foli me dhjetë njerëz të njohur me ngjarjet e javës së kaluar, duke përfshirë katër oficerë të ushtrisë në shërbim dhe dy burime të tjera të informuara në Bangladesh, për të krijuar një tablo të 48 orëve të fundit të mbretërimit të Hasinës. Kjo e fundit, e ka qeverisur Bangladeshin për 20 nga 30 vitet e fundit, dhe u zgjodh për një mandat të katërt në janar, duke udhëhequr vendin me 170 milionë banorë deri të këtë të hënë. Më parë ajo kishte arrestuar mijëra liderë dhe zëra\ opozitarë. Zgjedhjet e fundit u bojkotuan nga rivalët e saj kryesorë. E ndërkohë, qeverisja e saj me dorë të hekurt u sfidua këtë verë, me protestat e shkaktuara nga një vendim gjykate për rezervimin e vendeve të punës në qeveri për segmente të caktuara të popullsisë. Vendimi u rrëzua, por demonstratat u shndërruan shpejt në një lëvizje për të rrëzuar Hasinën.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Protestat#Bangladesh
Ещё видео!