#Albana Caushaj #AlbanÇakalli#OltiShulla #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta 1: Turli me mish viçi
600 gr mish viçi
2 qepë mesatare
4 thelpinj hudhër
2 patate
2 kunguj
2 patëllxhanë
2-3 speca
2 domate
½ gotë pure patate
Kripë dhe piper të zi
Majdanoz
Receta 2: Makarona me brokoli
320 gr makarona
450 gr brokoli
Vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Domate të thata (opsionale)
2 lugë gjelle arra
Parmixhan
Pastrojmë brokolin dhe e presim atë në boçe-boçe të vogla. Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm dhe sapo uji të valojë shtojmë kripë dhe vendosim brokolin të ziejë në tenxhere për 10 minuta. Pasi të kalojnë 10 minutat ngrohim vajin e ullirit dhe e aromatizojmë atë me një thelpi hudhër. Nxjerrim brokolin nga tenxherja në një sitë dhe e shtojmë atë në tigan. Shtojmë dhe një garuzhde lëng nga zierja e brokolit dhe në tenxhere shtojmë makaronat, që të ziejnë në ujin e brokolit, përsa minuta shkruhet në etiketë. Ndërkohë kaurdisim brokolin duke e shpërbërë atë dhe duke e kthyer gati në pure. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tigan. Shtojmë edhe gjysmën e lëngut të makaronave dhe i përziejmë duke shtuar pak kripë dhe piper. Në këtë rast mund të shtojmë domate të thata, ullinj të zinj, fruta të thata, arra parmixhan.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://i.ytimg.com/vi/kk5PpizcWNk/maxresdefault.jpg)