Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje avion te Natos manovrat, Bill Klinton, takimi Milloshevic-Hollbruk, pamje Keshilli i Sigurise, ministri i Mbrojtjes Ruse Igor Sergej, Eliot Engell me dokumenta nga genocidi i Kosoves, refugjate kosovare, ushtria Serbe, shtepi te djegura.
Në Kosovë, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë filluar manovrat për ndërhyrjen ushtarake ku sipas diplomatëve ushtarakë ështe çështje ditësh. Presidenti Amerikan Bill Klinton deklaroi se Nato është përgatitur të hyjë në Kosovë sepse Millosheviç nuk po respekton rezolutën e OKB-se dhe se nuk po ndalon dhunën në Kosovë. Takimi i mbrëmshëm i imediatorit amerikan dhe presidentit jugosllav Millosheviç nuk pati sukses. Në Kosovë shihen mjaft trupa ushtarake dhe milicie. E ndërsa keshillli i sigurimit te OKB-së është gati të votojë për ndërhyrjen e trupave në Kosovë, pengesë duket se është Rusia dhe Kina.
Gazetare : Mirela Milori
![](https://i.ytimg.com/vi/kmwW0z3L42Y/mqdefault.jpg)