Në Shqipëri 1 në 10 fëmijë abuzohen seksualisht.
Kështu thuhet në raportin e përvitshëm “Për rastet e abuzimeve seksuale me fëmijët”, të publikuar së fundi në vend. Një nga gjetjet është se 23% e grabitqarëve seksualë janë të punësuar në Administratën Publike Shqiptare.
Altin Hazizaj: Pjesa më e madhe e tyre janë mësues dhe jo vetëm. Janë persona që paguhen me taksat tona, dhe që kanë akses nëpër mjedise ku ka fëmijë. Ata kryejnë krime seksuale në orarin e punës, në kohën kur fëmijët ndodhen nëpër mjedise që kontrollohen nga shteti. 92% e viktimave të dhunës seksuale, janë fëmijë vajza.
Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që fëmijët, viktima të abuzimit seksual jetojnë në zona të njëjta më dhunuesin, dhe një prej shkaqeve kryesore, që ata nuk zhvendosen, është pamundësia ekonomike.
Është gjetur që 58 % e këtyre viktimave jetojnë në të njëjtën lagje me grabitqarin seksual.
Altin Hazizaj: Nuk largohen, sepse ligji për strehimin social nuk është zbatuar siç duhet. Dhe kjo është një kritikë për të gjitha bashkitë e vendit.
Një fëmijë që është pre e dhunës dhe abuzimit seksual, që po na dëgjon tani, ka disa mundësi për të denoncuar, së pari është Policia e Shtetit, numrat 112, ose 129, mekanizmi i dytë është linja e fëmijëve 116-111, dhe mekanizmi i tretë mund të na telefonojë apo shkruajë direkt neve. Krimet seksuale ndaj fëmijëve janë krime që prekin jo vetëm një, por shumë fëmijë.
Periudha 1 vjeçare e pandemisë nuk i frenoi krimet seksuale ndaj fëmijëve, përkundrazi I shumëfishoi , por këtë herë në online.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Abuzimet#Seksuale#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/koLoUZgkrI0/maxresdefault.jpg)