Kapja e sasisë prej 613 kilogramë kokainë ka qenë kryefjala e opozitës në këtë seancë parlamentare. Kryetari i opozitës Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejtë qeverinë, se është e lidhur kokë e këmbë me krimin. Basha hodhi dyshime, se pas trafikimit të heroinës nga Kolumbia qëndrojnë njerëz me pushtet, ndërsa Berisha drejtoi gishtin drejt familjarëve të kryeministrit.
Lulzim Basha: Në Shqipëri sundon një qeveri e lidhur kokë kokë e këmbë me klanet më të rrezikshme të drogës. Foli edhe Edi Rama. U mburr, se operacioni u krye ekskluzivisht nga Policia Shqiptare, pa asnjëlloj sinjalizimi nga partnerët ndërkombëtarë.
Sali Berisha: Ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën, partizanin. Ishte drogë e adresuar direkt për klanin e vëllezërve Rama.
Por ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke bërë të qartë se operacioni ishte një sukses i strukturave vendase, ndërsa akuzoi opozitën se po baltos punën e policisë.
Fatmir Xhafaj: Është një produkt i koordinimit të shkëlqyer mes institucioneve tona ligjzbatuese. Ishte meritë ekskluzive e tyre identifikimi dhe zbulimi i kësaj sasie të jashtëzakonshme kokaine, pa pasur asnjëlloj informacioni paraprak të jashtëm. Sulmohet e gjithë Policia, edhe pse kap një sasi rekord kokaine. Këto janë të turpshme në gjykimin tim. Çdo qytetar, që e do këtë vend duhet të distancohet nga ky qëndrim!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se ishin demokratët ata që lejuan modelin e Lazaratit dhe fuqizuan bandat e trafikut të drogës.
Taulant Balla: Modeli negativ i lejuar prej jush në Lazarat ndikoi shumë jo vetëm në fuqizimin e shumëanshëm të grupeve dhe të rrjeteve kriminale, por edhe në inkurajimin dhe kultivimin e kanabisit në rajone të tjera të vendit.
Lulzim Basha: E the me gojën tënde këtu, që sasitë e heroinës, të kokainës dhe të marijuanës të kapura në periudhën kur unë isha ministër i Brendshëm ishin minimale.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/kv6sTkfwRvo/maxresdefault.jpg)