Oficeri më i lartë i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjeneral Nicholas Carter ka deklaruar se ekziston një rrezik i madh i shpërthimit të një lufte aksidentale midis Perëndimit dhe Rusisë.
Në një intervistë të dhënë për Radio Times, Gjenerali Nicholas Carter, tha se tashmë jemi në epokën e re të një "bote shumëpolare", ku qeveritë konkurrojnë për objektiva dhe axhenda të ndryshme.
Gjenerali britanik bën apel për kujdes që natyra luftarake e disa prej politikanëve të mos përfundojë në një pozicion ku përshkallëzimi çon në llogaritje të gabuara.
Sipas Cartet, karakteri i luftës ka ndryshuar, pasi rivalët autoritarë janë të gatshëm të përdorin çdo mjet në dispozicion të tyre, të tilla si emigrantët, rritjen e çmimit të gazit, forcat satelite ose sulmet kibernetike.
Ai shton më tej se pas botës dypolare të Luftës së Ftohtë dhe botës njëpolare të mbizotërimit të Shteteve të Bashkuara, diplomatët tani përballen me një botë më të ndërlikuar shumëpolare dhe se mjetet e mekanizmat tradicionalë diplomatikë të Luftës së Ftohtë nuk janë më në dispozicion.
Tensionet në Evropën Lindore janë rritur javët e fundit pasi Bashkimi Europian akuzoi Bjellorusinë për fluturimin e mijëra emigrantëve për të krijuar një krizë humanitare në kufirin e saj me shtetin anëtar të BE-së, Poloninë, një mosmarrëveshje që kërcënon në përplasjen Rusi-NATO.
Presidenti Vladimir Putin deklaroi se stërvitjet e paplanifikuara të NATO-s në Detin e Zi përbënin një sfidë serioze për Moskën dhe se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me krizën në kufirin e Bjellorusisë me bllokun.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#War#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/kzTt9GdeIB8/maxresdefault.jpg)