585 kg kokainë janë sekuestruar në Selanik, të ndara në 239 pako. Policia greke ka vënë në pranga kreun e grupit, një 50-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte kokainë nga Amerika Latine për shpërndarje në Greqi dhe Europë. Gjithashtu është arrestuar bashkëshortja e tij, 42 vjeç, dy nipat e tij 33 dhe 21 vjeç si dhe një grek me origjine nga shqipëria, 35 vjeç.
Të arrestuarit janë Arjan Xhafaj, Lutmira Xhafaj,Ilirjan Baraj, Klevis Muskaj dhe Avelino Feimi.
Sasia e drogës u gjet në dy automjetet e trafikantëve dhe ka mbërritur në greqi në konteiner nga Amerika Latine. Kanë qënë informacionet e Deas që raportonin lidhur me sasinë e drogës së mbërritur në Selanik.
Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete, njëra prej tyre ka ndaluar ndërsa tjetri ka tentuar të largohet duke u përplasur me një makinë policie dhe më pas me gardhin e një ndërtese.
Brenda dy mjeteve dhe në një banesë, u sekuestruan 500 pako me 585 kg 208 gram kokainë, 7440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/l4irxm6u27I/maxresdefault.jpg)