Policia Kombëtare e Spanjës në bashkëpunim me autoritetet policore kolumbiane përmes një operacioni të gjerë kanë zbuluar një makrolaborator të përpunimit të kokainës që drejtohej nga një organizatë kriminale shqiptare. Policia Kombëtare ka bërë me dije se organizata kriminale, drejtohej nga një celulë e ‘Kartelit Ballkanik’, e përbërë nga shqiptarë, që kishin funksione drejtuese dhe mbikëqyrëse të laboratorit dhe nga ekspertë kolumbianë që përgatisnin lëndën narkotike. Kokaina kamuflohej në një material ndërtimi të ngjashëm me gipsin, prej të cilit janë sekuestruar më shumë se 1000 lëndë të parë të ngopura kilogramë. Laboratori ishte i vendosur në një shtëpi, në një zonë rurale pranë komunës Tarragona të Cambrils. Hetimet nisën që në mesin e muajit prill. Sipas policisë, shqiptarët merrnin masa të forta sigurie kur udhëtonin, duke përdorur automjete të ndryshme me qira, të cilat ndërroheshin shpesh për të vështirësuar identifikimin e tyre. Më tej, sipas agjentëve të policisë, shqiptarët filluan të përdorin vetëm motoçikleta kur udhëtonin, gjë që i lejonte ata të lëviznin më shpejt dhe të vështirësonin ndjekjen e tyre kur kryenin takime në vende publike dhe të hapura. Operacioni ka konfirmuar edhe lidhjen e organizatave kriminale në Kolumbi me Gadishullin Ballkanik, ku të parat ofrojnë fuqi punëtore të specializuar për të kryer procesin e nxjerrjes, si dhe njohuri teknike të nevojshme për ngritjen e këtij lloji laboratori, ndërsa shqiptarët mbanin pozicione drejtuese dhe mbikëqyrëse.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Laboratori#Spanje
Ещё видео!