Lajme arkiva 2005
Gjykata e Rrethit të Durrësit ka vendosur pezullimin e vendimit të Doganës të këtij qyteti, për bllokimin e vajit të importuar të kompanisë Olim dhe zhbllokimin e 2 mijë tonëve vaj të kësaj kompanie. Pas këtij vendimi kompania Olim ka të drejtë të tërheq sasinë e mallit për përpunim përkundrejt një garancie pasurore deri sa çështja mes saj dhe Doganës të marrë një zgjidhje përfundimtare.
Pikërisht këtë ka vendosur dhe Gjykata e Rrethit Durrës, që një objekt i kompanisë Olim të shërbej si garanci për borxhin e kësaj firme, deri sa një tjetër proces gjyqësor të jap një vendimin të formës të prerë nëse lënda e parë e importuar nga Olim është e rafinuar apo vaji i papërpunuar i njohur ndryshe si grexho.
Kështu vendimi i Gjykatës të Durrësit i marrë në 20 shtator për bllokimin e kësaj sasie vaj është rrëqzuar pasi do jetë një tjetër proces gjyqësor ai që do përcaktoi nëse detyrimin prej 3.2 milionë dollarësh i Olim ndaj Doganave duhet të shlyhet ose jo.
Pas këtij veprimi gjyqësor, veprimi i Doganës të Durrësit duket se ka qenë i nxituar pasi nuk ka pasur mbështetjen dhe bazën e duhur ligjore. Megjithatë kreu i Doganës të Durrësit e ka cilësuar tëpa motivuar vendimin e gjykatës dhe ka deklaruar se do të apeloj vendimin.
Arben Bajraktari: “Ne do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit. Do të ishte një dëm jashtëzakonisht i madh që do i shkaktohej shtetit. Do të vazhdonte t’i shkaktohej shtetit, shumë shumë e madhe, e konsiderueshme 3 milion e 200 milionë dollarë.”
Për Bajraktarin në seancën gjyqësore u konstatuan parregullsi të shumta ligjore, ndërsa kompania Olim ka konfirmuar impenjimin e saj për zgjidhjen institucionale të problemeve./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/l7oyHLml4MY/maxresdefault.jpg)