TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 57 vite burgim për 7 të arrestuarit nën akuzën e trafikut të narkotikëve, të arrestuar gjatë operacionit “Hidrovori” ku po ashtu u arrestua dhe shefi i Antidrogës në Fier Dritan Zagani, pasi dyshohej se dekonspironte operacionet antidrogë.
Prokurori Anton Martini ka mbyllur hetimet për linjën e trafikut Lazarat-Itali, ku në dhjetor 2013 u sekuestruan 900 kg hashash.
Pas arrestimit të grupit të trafikut, policia vuri nën akuzë dhe efektivin Zagani i cili dyshohej se kish dekonspiruar kolegët e tij.
E për të provuar këtë akuzë, hetimet nxorën në pah se Zagani mbante komunikim telefonik me një nga pjesëtarët e “Guardia di Fiananza” në Itali të cilin e informonte për ngarkesat e drogës të nisura nga brigjet shqiptare.
Aktualisht ish-shefi Antidrogës në qytetin e Fierit hetohet në gjendje të lirë, ndërsa gjykimi i tij u veçua nga grupi i 7 trafikantëve të arrestuar në flagrancë në vitin 2013.
Pretenca për të arrestuarit
1. Jorgo Naçi, 8 vite e 8 muaj burgim.
2. Niko Brahimi, 7 vjet e 4 muaj burgim.
3. Athenajdo Abazi (Amarildo Abazi), 10 vjet burgim.
4. Saimir Shosha, 8 vite burgim.
5. Edison Latifi, 7 vjet e 4 muaj burgim.
6. Agur Malaj, me 6 vjet e 8 muaj burgim.
7. V.B, të dënohet me 4 vite burgim
![](https://i.ytimg.com/vi/lLnFYGDYNOo/maxresdefault.jpg)