Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron takuan ndarazi në Pragë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të diskutuar tensionet mes dy vendeve, që synojnë integrimet evropiane, por kusht është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre. Por Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që është shpallur me 2008 me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore dhe llogaritë në mbështetjen e Kremlinit në këtë qëndrim. Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka vënë sanksione Moskës për shkak të agresionit rus në Ukrainë, me gjithë kërkesën e BE-së që të harmonizojë politikat e saj me ato të bllokut. Presidentja Osmani është shprehur, se për dialogun me Serbinë "ka kërkuar të mbyllet sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë", dhe ku nuk do të preket integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës.
Osmani tha se gjatë samitit të Pragës, nuk është takuar me homologun serb, Aleksander Vucic.
Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, sipas një njoftimi të presidencës, Osmani ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për "angazhimin e tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën” dhe në këtë linjë ka përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë Presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanel Macron, dy muaj më parë angazhuan këshilltarët për politikë të jashtme, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, që të shtyjnë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare për përmirësimin e raporteve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Scholz#Osmani
Ещё видео!