Data 17 maj 1945 shënon hapjen e dyerve të teatrit, pikërisht me këtë datë në 2020 shembet godina historike ku lindën shumë institucione kulturore.
Ju ftojmë të ndiqni historinë e godinës si dhe debatin 20 vjeçar për shembjen e teatrit kombëtar.
Koincidence apo e datë e menduar mirë 17 maji i 1945 ishte hapja e dyerve të Teatrit profesionist shqiptar, 75 vite më pas në të njëjtën datë shembet godina e Teatrit Kombëtar
Godina historike ndodhet në zemër të qyteti e ndërtuar nga italianët, ndërtesa e teatrit është e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillim janarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939.
Nga kjo godinë u ngjizen institucionet më të rëndësishme të kulturës dhe artit: Teatri, Operas dhe Baleti, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, salla e parë e ekspozitave të arteve pamore .
Në periudhën e diktaturës, godina u restaurua dhe nga “Teatër i shtetit” u emërua “Teatër Popullor shqiptar”.
Në ato vitet 45-56 shteti shqiptar u përpoq ta orientonte repertorin me drama të “realizmit socialist”, në bashkëpunim me autorë të vendeve të Lindjes.
Përpos repertorit me ndikim politik, spikasin premierat nga dramaturgjia botërore.
Debate për shembjen e Teatrit Kombëtar nis në vitin 2002 asokohe Edi Rama ishte kryebashkiak , rezistenca e artistëve asokohe, dukej se e mbylli si kapitull.
Por debati u rindez fortë në 2018, ku të gjithë artistët asokohe ishin bashkë, nga salla e Akademisë së Arteve firmosën një peticion kundër shembjes.
Më pas u ndanë në dy palë me pro dhe kundër përmes peticioneve .
Aleanca për mbrojtjen e teatrit prej 2 vitesh e përberë nga artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u bën bashkë për ta mbrojtur godinën, pas prezantimit 2 vjet më parë , të projektit Bjarken Ingels.
Në kryeministri u prezantua projekti i Teatrit kombëtar.
Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së prezantimit të Teatrit të Ri Kombëtar, tha se investimi do të jetë një partneritet publik privat.
Aleanca për mbrojtjen e teatrit e kundërshtoi fort deri në tërheqje të ndërtimit PPP.
Ministria e Kulturës e drejtuar nga Mirela Kumbaro hartoi një ligj special, me qëllim shembjen dhe ndërtimin me partneritet publik privat. Një muaj më parë, tërhiqet firma fusha nga ndërtimi i teatrit të ri.
Bashkia e Tiranës premtoi se teatri do të ndërtohet me para publike.
Pak ditë më parë me vendim qeverie, teatri i kalon në pronësi bashkisë. Këshilli Bashkiak të enjten miratoi me e-mail shembjen e godinës.
Të dielen teatri kombëtar rrafshohet duke i dhënë fund rezistencës dhe debatit 20 vjeçare për shembjen e godinës.
Në këtë teatër janë interpretuar mbi 500 premiera nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbi atë skenë kanë interpretuar Kadri Roshi, Sandër Prosi , Violeta Manushi, Drita Pelingu dhe shumë emra të njohur që i dhanë frymë historisë së teatrit kombëtar./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
![](https://i.ytimg.com/vi/lTejmfMr4XQ/maxresdefault.jpg)