#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Rolf Mowatt Larssen, i cili ka qenë prej më shumë se 30 vitesh zyrtar i CIA-s ka treguar për emisionin “Opinion” në Tv Klan disa prej momenteve që kanë shënjuar karrierën e tij.
Larssen ka treguar se si e ka zbuluar Al-Zarqawin, një prej terroristëve më të rrezikshëm në Irak, për të cilin ka thënë se ishte një sukses i inteligjencës.
Blendi Fevziu: Është e vështirë të jesh një zyrtar i CIA-s ose krerë i një i stacioni në këto vende, si Sudani ose Somalia për shembull. Pra, në vende ku terrorizmi është i fortë, ku gjendja politike është kaotike dhe ku shumicën e rasteve vendosin njerëzit e pushtetshëm në vend të institucioneve.
Rolf Mowatt Larssen: Nuk mund të jem specifik këtu por mund t’iu them për mënyrën se si i qasemi gjërave, ka shumë vende ku ne nuk kemi stacione, ku nuk jemi të pranishëm me një Ambasadë apo ndërtesë të caktuar pasi nuk mund ta bënim. Do ishte tepër e rrezikshme për zyrtarët tonë.
Blendi Fevziu: Shumë e rrezikshme…
Rolf Mowatt Larssen: Shumë e rrezikshme, po.
Blendi Fevziu: Keni qenë një ndër të parët që zbuluan Al-Zarqawin, një prej terroristëve me të rrezikshëm në Irak. Si e zbuluat Al-Zarqawin? Ishte i panjohur në atë kohë dhe Saddam Hussein ishte ende në pushtet.
Rolf Mowatt Larssen: Ky ishte një rast… Abu Musab al-Zarqawi u bë emiri i Al Qaeda-s dhe Irakut përpara se të vritej nga forcat ushtarake më vonë. Ne në fillim e ndoqëm dhe mësuam për qëllimet e tij përpara se forcat ushtarake të pushtonin Irakun. Dhe ky ishte një sukses, ky ishte një sukses i inteligjencës.
Blendi Fevziu: Ju e identifikuat atë përpara…
Rolf Mowatt Larssen: E identifikuam përpara dhe dinim se kush ishte, nga vinte, dhe çfarë po bënte dhe punuam fortë vitet në vijim duke e ndjekur nga afër.
Blendi Fevziu: Si ndryshoi nga një gangster rrugësh në një terrorist botëror?
Rolf Mowatt Larssen: Është një histori interesante si fatkeqësisht shumica e terroristëve. Përkushtimi dhe zelli i tij, çfarë donte të arrinte e bën atë më të dhunshëm dhe u bë shumë i mirë në atë që donte të arrinte.
Blendi Fevziu: Normalisht, ishte ai që përgatiste armët kimike në atë kohë?
Rolf Mowatt Larssen: Po. Zarqawi, e quajmë Rrjeti Zarqawi. Disa ndodheshin në Irak, disa në Evropë. Po krijonin armë kimike bruto që ti përdornin në metro për shembull.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!