Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi thotë se fotot e publikuara së fundmi të të shumëkërkuarit Ervin Martinajt, mund të kenë dalë prej kundërshtarëve të tij.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Prençi deklaroi se kjo mund të bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit dhe për të mos i shkuar deri në fund së vërtetës.
“Unë besoj se këto investohen nga kundërshtarët, për të shmangur vëmendjen e Policisë së Shtetit, për të mos intensifikuar hetimet për të shkuar drejt së vërtetës. Sa më shumë të largohesh në kohë, aq më shumë venitet, bie interesimi i opinionit publik dhe mediave.
Së shpejti do të futemi në një ingranim tjetër. Më pas, pritet kur të zihen njerëzit brenda grupit kriminal kundërshtar, të dalë e vërteta. Në mënyrë kategorike, nuk besoj se mund ta bëjë dikush tjetër”, theksoi ai.
Nga e hëna në të enjte, në orën 21:00, me Erla Mëhillin, hedhim dritë në korridoret e errëta të politikës! Zona e debatit, përplasjes, argumenteve në Euronews Albania.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ] #now#ErlaMehilli#euronewsalbania
![](https://i.ytimg.com/vi/lXsHIjwYviY/maxresdefault.jpg)