Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një depo karburanti në Sevastopol, porti kryesor në Gadishullin e Krimesë në Ukrainë, i aneksuar nga Moska.
Autoritetet thanë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi me dron nga Ukrainë .
Sevastopol është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi dhe është goditur nga një seri sulmesh me dronë që kur ofensiva e Rusisë në Ukrainë filloi vitin e kaluar.
"Një depo karburanti është në zjarr në rrethin e Gjirit Kazakia" të qytetit port të Krimesë, Sevastopol, tha në Telegram, guvernatori i gadishullit i vendosur nga Rusia, Mikhail Razvozhajev.
Ai tha se gjerësia e zonës së kapluar nga zjarri ishte "rreth 1000 metra katrorë" dhe publikoi imazhe të reve të mëdha tymi që ngriheshin në ajër.
Razvozhajev u bëri thirrje banorëve të Krimesë të "qëndrojnë të qetë" dhe në një postim të mëvonshëm tha se "askush nuk u lëndua".
Ai tha se autoritetet e kanë "situatën nën kontroll" dhe tha se nuk kishte asnjë kërcënim për infrastrukturën civile.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se kishte "zmbrapsur" një sulm me dron në port.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Krime#TopChannel
Ещё видео!