Izraeli bombardoi Gazën nga ajri mëngjesin e të hënës ndërsa avionët e tij gositën libanin jugor gjatë natës ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu thirri në një takim gjeneralët e tij të lartë dhe kabinetin e luftës për të vlerësuar përshkallëzimin e konfliktit. Sulmet e izraelit u përqendruan në qendër dhe në veri të rripit të gazës – raportoi media palestineze. Një sulm mbi një shtëpi, afër kampit të refugjatëve Jabalia, në gazën veriore, vrau disa palestinezë dhe plagosi disa të tjerë – sipas raporteve të mediave. Në bregun e okupuar perëndimor, dy palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve Jalazone, afër Ramallahut, tha ministria palestineze e shëndetësisë të hënën. Banorët, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se forcat izraelite sulmuan kampin dhe kryen një numër arrestimesh ndërsa u përplasën me persona të armatosur dhe disa të rinj që qëlluan me gurë kundër tyre. Ushtria izraelite nuk ka lëshuar ende një deklaratë për incidentin. Autoritetet e shëndetësisë në gaza thanë se të paktën 4600 persona janë vrarë në bombardimet izraelite që zgjasin prej dy javësh, që pas sulmit të 7 tetorit që hamasi kreu mbi komunitetet në jug të izraelit ku 1400 persona humbën jetën dhe 212 të tjerë u morën peng. Lideri palestinez i hamasit, Ismail Haniyeh dhe ministri i jashtëm iranian kanë diskutuar në një bisedë telefonike, mbrëmjen e të dielës, për mënyrat e ndalimit të krimeve brutale të izraelit në gaza. Izraeli ka mbledhur tanke dhe trupa afër kufirit të gazës për një pushtim tokësor të planifikuar që sic thotë ai ka si qëllim të asgjësojë hamasin. Ndërkohë frika se lufta mes izraelit dhe hamasit mund të përshkallëzohet në një konflikt të gjerë në lindjen e mesme, është rritur gjatë fundjavës, me Uashingtonin që paralajmëroi për një rrezik domethënës mbi interesat amerikane në rajon dhe njoftoi dislokimin e sistemeve të reja e të avancuara të mbrojtjes ajrore në zonë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bombardimi#Gaza
Ещё видео!