Ngarkesa me 26 tonë pleh organik artificial, e përdorur si kamuflazh për trafikun 430 kilogramëve kokainë, dyshohet se nuk ishte i vetmi rast tentative trafiku nga Kolumbia e Nikolin Gjolenës dhe personave të tjerë të implikuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal.
Mes përgjimeve ambientale të vendosura në mjetet e të hetuarve nga SPAK dhe Policia e Shtetit, Denilson Çervanaku diskuton me Nikolin Gjolenën, i thirrur prej të hetuarve të tjerë si “Lushnjari” për problemet e dokumenteve të shfaqura për ngarkesën me pleh organik artificial.
Të njëjtat probleme në dokumentacionin, sipas Gjolenës kishte bërë që të dështonte kalimi i një ngarkese tjetër në Angli, e cila ishte kthyer pas. Kjo ngarkesë ishte në dukje me pajisje motorike, megjithëse dyshohet nga hetuesit se edhe në këtë rast kemi të bëjmë me tentativë tjetër të trafikut të narkotikëve.
Ndërkohë, me anë të kontakteve të Gjolenës në Kolumbi dhe ndihmës së Denilsonit dhe të dashurës së tij Enxhi Ferhatit, problemet në dokumentacion ishin rregulluar dhe ngarkesa me pleh kaloi njëri pas tjetrit portet deri në mbërritjen në Shqipëri.
Të dhënat për planet e grupit për trafikun dhe ndarjen e kokainës në banesën e Viktor Çervanakut janë përfituar më së shumti nga bisedat e Denilsonit dhe të dashurës së tij Enxhi Ferhati, ku shpesh mundoheshin të mos përmendin emra, duke shfaqur frikë nga përgjimet.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/ldAr3TdE8c0/maxresdefault.jpg)