Familjarët e Entilo Drajçit nga Çukasi i Lushnjes hedhin poshtë akuzat e policisë se bashkëshortja e tij, Bruna Myzeqari u vetëhelmua pas konflikteve të vazhdueshme që kishte me 24 vjeçarin.
Ata thonë se djali i tyre shkonte shumë mirë me bashkëshorten. Prindërit pohojnë se shkaktarët e ngjarjes janë persona të tjerë dhe jo djali i tyre. Ata pretendojnë se 18 vjeçarja maturante, bullizohej në shkollë e së fundmi ajo është ofenduar edhe në rrjetet sociale.
Ata tregojnë se ditën kur ndodhi ngjarja, vajza u kishte thënë se do të shkonte në shtëpinë e saj në Fier Shegan pasi kishte provim. Një nga kushërinjtë, Indrit Bytyci, thotë se pas momentit që vajza piu fostoksinën, i ka çuar burrit mesazhin:”Hajde se piva helmin”.
Prindërit e Entilos kanë shkuar menjëherë në familjen e vajzës dhe e kanë marrë së bashku me familjarët dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit.
Vajza 18 vjeçare ndërroj jetë dy ditë më parë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia e Fierit po heton në gjendje të lirë 24 vjeçarin Entilo Drajçi, ndërsa i është sekuestruar telefoni dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen. Edhe prindërit e djalit kanë dhënë deklarata në polici ku pretendojnë se asnjëherë midis çiftit, nuk ka pasur sherre. Të rinjtë ishin njohur 2 vite më parë në rrjetet sociale dhe para një muaj ishin martuar. Ndaj Entilo Drajçit është nisur procedim penal në gjendje të lirë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/lfthn64GvB8/maxresdefault.jpg)