Në datën 26 janar kryen rezonancën dhe i japin vetëm diskun pa një përgjigje të shkruar. I thonë t'i drejtohet spitalit Memorial në Fier pasi ia lexojnë ata diskun.
Muharrem Bizaj 68 vjeç pensionist nga Fieri, pasi bëri rezonancën në Vlorë shkon sërish në spitalin Memorial për t'i shkruajtur diagnozën. Mjekët e këtij spiali e kthejnë mbrapsht duke i 'larë duart' se diskun duhet të lexohet atje ku kryhet, pra në Vlorë. 68 vjeçari merr sërish rrugën drejt Vlorës ku merr po të njëjtën përgjigje, " duhet ta lexoj Fieri se atje janë 4 mjekë imazhineristë, unë jam vetëm një" e percjell mjekja e cila i bëri rezonancën me kontrast në Vlorë. Dhe kjo sorollatje e tij zgjat plot tri herë, Fier- Vlorë e anasjelltas. Përgjigje nuk mërr në asnjë rast.
Në datën 9 shkurt Muharrem Bizaj kërkon ndihmën e Fiksit duke shprehur hallin e tij, pasi dyshohej për një masë tumoriale. Ai i drejohet spitalit Memorial Fier që çuditërisht shumë të sjellshëm i marrin diskun dhe i thonë që do ta telefononin ata , pas marrjes po nga ata të përgjigjes së mjekes së Vlorës. Pas 4-5 ditësh kontaktohet nga spitali Memorial i Fierit dhe i komunikohet se duhet të shkojë sërish në Vlorë, pasi mjekja e Vlorës nuk ka dhënë një përgjigje të saktë të rezonancës, nuk kishte përcaktuar asgjë. Pra nesë pacienti kishte apo jo një masë dhe nesë po ça mase ishte dhe çfarë përmasash kishte. Këtë përgjigje mjekët e Memorialit ia dhanë pacientit pa firmë mjeku. Me të drejtë 68 vjeçari ngre pyetjen që edhe pse ka gati dy muaj që ka bërë rezonancën ende nuk di nga se vuan dhe si do vijojë sëmundja e tij.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!