#klannews
Klan News raporton se është arrestuar shtetasi i njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Glidona Daci, duket “Ujku i Cërrikut” i cili ulërin në momentet e shoqërimit nga forcat e policisë.
Mësohet se ai është një nga të arrestuarit e megaoperacionit antidrogë të Policisë së Shtetit të koduar “Tempulli” të shtrirë në 5 qarqe të vendit, në kuadër të të cilit ranë në pranga 246 persona dhe u goditën 23 grupe kriminale.
Finalizimi i operacionit të koduar “Tempulli” erdhi pas rreth 8 muajsh hetime dhe në qarqet ku u zhvillua u sekuestruan 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike.
Droga e sekuestruar shitej në afërsi të shkollave, lokaleve të natës apo blloqeve të banimit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/ljjwl5dsu24/maxresdefault.jpg)