Djali dhe qeni - Poezi nga Skender Doçi
Music in this video: Paul Mauriat
Djali dhe qeni
Vraponin të dy në rërën e lagësht
Qeni më shpejt, djali më i avashët
Shikonte qeni se djali ngeli mbrapa
Kthehej, i shkonte pranë me t'katra
Deti iu rrinte përbri pa zhurmë si qiri
E kishte lagur rërën tani vetëm po rri
Natën kishte bërë shumë zallamahi
Afër mengjesit kishte rënë në qetësi
Kishte lëshuar fushë-betejën për të dy
Qeni bënte zig-zage sa në uje sa në rërë
Zelli i djalit ishte në kulm për ta zënë
vraponin, qeni me t'katra, djali me dy këmbë
U dorëzua djali, me ca fjalë nepër dhëmbë
Shalakatet drejt qiparisit, aty për të rënë
U kthye qeni dhe e ngacmonte me këmbë
I vinte rrotull, si pullës peri me gjilpërë
Nën hijen e qiparisit bashk kan zënë
Përkëdhelen djali me dorë, qeni me këmbë
Një të lëpirë qeni te faqja shokut i ka dhënë
E fshin djali me dorë, shtrihet e rri mbi rërë
© Autor, Skender Doçi
Tiranë më, 8 Mars 2018
=================================
Djali dhe qeni - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderDociPoezipoetpoezi shqipetareartpoetrylibradielliqiellishpirtitiranaprishtinashqiperiakosovaletersipikturaqeveriaberishaburrifemralujaliriaditashiufjalanenapranveravjeshtaatdheudetipaqjarruganjeriudashuridjaliqenikrediaduhanipetagogubetimiparlamentipikegjumstudentnxenesshkollemesueszotipoezi kosovarefakultetideputetpolitikopozitbashkikishakatedraljaislamifejaeuropamerikmyslimanskender dociministridjali dhe qeni