Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin i cili kundërshton dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Shkalla e Parë që e gjeti fajtor për korrupsion në zgjedhje.
Prokurorët e SPAK ishin të pranishëm, gjithashtu edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, por vetë Beleri mungoi. Ai kishte bërë një deklaratë ku thekson se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se ende nuk ka zgjedhur avokat.
Gjykata, sipas akteve ka njoftuar avokatin Edmond Dema e Artjon Kasa dhe më pas i pandehuri kishte kërkuar që do mbrohej nga Geni Gjyzari, teksa ky i fundit njoftoi se nuk është avokat i të pandehurve.
Gjykata caktoi avokat kryesisht Pranvera Doçin për Belerin ndërsa Kokaveshit iu dha koha për ta zgjedhur avokatin dhe nëse edhe ai nuk paraqet emër, atëherë është caktuar avokati kryesisht, Arben Peço.
Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, dy ditë para zgjedhjeve vendore, me akuzën e blerjes së votave. Ai fitoi zgjedhjet me një diferencë të ngushtë ndaj Jorgo Goros, por gjykatat kanë refuzuar kërkesat e vazhdueshme të tij për t’u betuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gjyqi#FrediBeleri
![](https://i.ytimg.com/vi/lmLXi4qcy5k/mqdefault.jpg)