#oranews #lushnje #gaforrjablu #peshkimi
Kur peshkatarët në Lagunën e Karavastasë nxjerrin rrjetat nga uji ka raste që nuk gjejnë asnjë peshk, por vetëm gaforre blu. Specia e shfaqur rreth 5 vite më parë është kthyer në makth për ta.
Perikli Sota: Zë vendin e para tek rrezet që kemi ne dhe nuk e lejon peshkun që të futet brenda.
Janë të fuqishëm dhe agressivë.
Peshkatarët thonë se po shfaros peshkun e ngjalat sikurse po u shkatërron rrjetat.
Perikli Sota: Ka disa vite që dhe gaforrja blu është shfaqur dhe këtu në zonën tonë, ku është pengesë dhe për materialet që gjuhet peshku por dhe për peshkun.
Gaforrja blu është e ngrenshme dhe me vlera ushqimore. Por tregu është I papërfillshëm për sasinë e species që kapet çdo ditë.
Pamje tregojnë se ku përfundojnë dhjetra tonelata.
Perikli Sota: Shumë pak shitet, aq sa konsumohet.
Lufta me gaforren blu pritet të jetë e gjatë për shkak të shumimit të shpejtë të species që është kthyer në mallkim për peshkatarët.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!