Ministria e Jashtme greke ngriti tonet, duke e quajtur lënien në burg të Fredi Belerit akt skandaloz. Sipas institucionit që përfaqëson diplomacinë e Greqisë, “Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve, nuk tregon shtet të së drejtës si dhe sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë, e cila konsiderohet prej tyre një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri.
Po ashtu në reagimin e ministrisë së jashtëm greke thuhet se vendimi do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë.
“Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme dhe tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane" përfundon deklarata e ministrisë së jashtme greke.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e cila thotë se askush nuk mund të kundërshtojë një vendim gjykate i bazuar në prova, referuar kështu rastit të Fredi Belerit, i përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Beleri#Xhaçka#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/lqHUjGVQfdA/maxresdefault.jpg)