Kreu demokrat, Lulzim Basha, thotë se paratë e kapura një ditë më parë në një makinë në portin e Durrësit, i përkasin një bande të rrezikshme në Elbasan. Ndërsa Taulant Balla, sipas tij, kishte dalë garant për kalimin e parave.
“Mund të ju them vetëm tre gjëra. E para: që janë në zotërim të një prej bandave më të rrezikshme të kokainës në zonën e Elbasanit, por edhe në të gjithë Shqipërinë. E dyta: Taulant Balla kishte marrëveshjen për hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri dhe e treta: policia shqiptare ka qenë në presionin e vazhdueshëm të një partneri tonë ndërkombëtar për të vepruar dhe është një nga vendet partnere të cilat janë skeptikë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla”.
Ещё видео!