Zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit i kërkuan Prokurorisë së Posaçme të marrë nën hetim dosjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Fill pas premtimit publik të kryeministrit Edi Rama, për një zbardhje të shpejtë të çështjes ‘Martinaj’, krerët e policisë së shtetit zhvilluan një takim larg syrit mediatik me prokurorët e SPAK.
Momentalisht hetimet për Ervis Martinajn po kryhen nga Prokuroria e Laçit, një prokurori e juridiksionit të zakonshëm, teksa autoritetet policore kërkojnë që për shkak të rëndësisë së kësaj dosjeje, hetimet të kalojnë në duart e SPAK.
Kjo lëvizje e Policisë së Shtetit, vjen vetëm dy ditë para se oficeri i njësisë ‘Fast’, Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinajn ditën e fundit para se të zhdukej; të dalë para trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit.
Jeton Lami u shoqërua nga burgu i Shën Kollit, nën masa të rrepta sigurie për t’u transferuat në burgun 302 në Tiranë. Në 20 tetor, pritet që trupa gjykuese e Apelit të vendoset përballë dy kërkesave: asaj të avokatëve mbrojtës të oficerit, për caktimin e masës ‘detyrim paraqitjeje’ dhe kërkesës së Prokurorisë së Laçit, për caktimin e masës ‘arrest me burg’, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dëshmia e Lamit, mund të shënojë një pikë kthese në hetimet e dosjes së Ervis Martinajt, i cili u shpall në kërkim pas operacionit policor të koduar ‘Plumbi i Artë’ bazuar në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Në rast se oficeri i njësisë ‘Fast’ zgjedh të bashkëpunojë me drejtësinë, dëshmia e tij, pritet të japë detaje të plota lidhur me fijet që e lidhnin Ervis Martinajn me policinë e shtetit dhe nëse ka pasur të tjerë oficerë policie të cilët ashtu sikurse Lami ishin rekrutuar dhe punonin në favor të Ervis Martinajt.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SPAK#ErvisMartinaj#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/m-6k55-Km4c/maxresdefault.jpg)