Ky është momenti kur tre të rinjtë Dorian dhe Drivald Alia së bashku me Elton Kasajn dhunojnë avokatin Sokol Mëngjesi. Ish-dekani i Fakultetit të Drejtësisë ndodhej para një kopshti në zonën e Ish-Bllokut kur u sulmua nga tre agresorët të cilët pasi e rrethuan e goditën atë me sende të forta duke mos i dhënë mundësi të reagonte.
Avoktati 45-vjeçar menjëherë pas goditjes së parë humbi ndjenjat ndërsa tre autorët pasi e gjuajnë disa herë në pjesën e kokës dhe trupit largohen me shpejtësi.
Me kapele në kokë dhe me xhupa të zinj këta janë dy prej autorëve që sulmuan me sende të avokatin Sokol Mëngjesi. Ata u fotografuan pak minuta pas ngjarjes. Dorian Alia, 32-vjeç, Drivald Alia dhe Elton Kasaj ishin ata që goditën me sende të forta 45-vjeçarin. Tre agresorët u larguan nga zona me një makinë tip audi që drejtohej nga 26-vjeçari Romario Tabaku. Sipas policisë, avokati Sokol Mëngjesi u godit për shkak të detyrës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Duna#Avokati#TopChannel
Ещё видео!