Kosova është e përgatitur për tiu kundërpërgjigjur një sulmi të mundshëm nga Serbia ndërkohë që përplasja me Serbët e veriut mund të conte në një konflikt të ri të armatosur – thotë kryeministri kosovar Albin Kurti për agjencinë e lajmeve Reuters. Tensionet mes serbisë dhe Kosovës u ndezën sërish më herët këtë muaj, kur Prishtina tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri, të mbështetur nga beogradi e që nuk i njohin institucionet e kosovës, të fillojnë të përdorin targat e lëshuara në Prishtinë. Situata u qetësua pakëz vetëm pas shtyrjes së fillimit të zbatimit të vendimit.
Ne nuk duhet të përjashtojmë mundësinë që këto politika agresive të Beogradit të mund të kthehen në një sulm kundër Kosovës, në një mënyrë apo një tjetër. Ne jemi vigjilentë por nuk kemi frikë. Unë nuk po them se ata do të na sulmojnë ne këtë javë apo tjetrën, por do të ishte totalisht e papërgjegjshme që kjo mundësi të përjashtohej...flas për mundësinë e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja
Partitë opozitare në Prishtinë e kanë akuzuar kurtin se po tremb investitorët duke folur haptazi për një konflikt të ri të mundshëm me Beogradin. Kurti i refuzon këto akuza dhe drejton gishtin nga Rusia, që është aleatja më e madhe e serbisë dhe ka penguar anëtarësimin e kosovës në OKB, se po nxit tensione të reja etnike në Kosovë.
Presidenti despot i rusisë është një njeri i luftës dhe ai ka interes ta përhapë luftën sepse do që ta normalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ne kemi institucione dhe organe të sigurisë dhe mbrojtjes. Kosova tani është një shtet, nuk jemi në vitin 1998. Jemi në vitin 2022 ndaj jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, të mbrojmë demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe mbrojtjen e progresit tonë
Kurti dhe Vucic do të takohen në bruksel për bisedime më 18 gusht. Por pak shpresa ka për progres atje. NATO ka ndërkohë 3700 trupa në kosovë në mbrojtje të paqes së brishtë dhe javën e shkuar tha se ishte e gatshme të ndërhynte në linjë me mandatin e saj, nëse stabiliteti do të cënohej.
PrintScreen : Reuters
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#Serbia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/mBUc-0UuSew/maxresdefault.jpg)