Dosja e Prokurorisë së Tiranës në lidhje me abuzimet dhe mashtrimet e Microcredit dhe zyrave përmbarimore të lidhura me të tregojnë përmasat e skandalit, ku për një kredi konsumatore në vlera minimale, qytetarëve u bllokoheshin prona me vlera miliona lekë.
Sipas dosjes, në një rast për 350 mijë lek debi, Micro Credit Albania sekuestroi përmes përmbaruesve 14 pasuri të patundshme të një shtetasi.
Prokuroria thotë se arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit Arben Meskuti, Alban Kote, dhe Alketa Tanushi, kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Po kështu prokuroria thotë përmbaruesja Kejda Seferi, dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’, po ashtu si Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dhe Elda Ibros, administrator e MicroCredit Albania.
Prokuroria thotë se MCA aplikonte një kamatë vonesë prej 2 për qind + 8 për qind për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 576 milionë lekëve, ndërsa. ndërsa totali i kamat vonesës sipas normës 2 + 8 për qind në vit është në shumën 260 milionë lekëve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#MicroCreditAlbania#Ekonomi
![](https://i.ytimg.com/vi/mBa5SHoAtmQ/maxresdefault.jpg)