Parlamenti Europian ka vënë në lëvizje mekanizmin për t`i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës, e shkak për këtë, janë hapat e fundit të ndërmarrë nga kryeministri i këtij vendi Viktor Orban, që kanë acaruar Perëndimin.
Riho Terras, përfaqësues në PE i grupit më të madh politik, Partia Popullore Europiane, i dërgoi një letër të gjithë deputetëve europianë, duke kërkuar mbështetjen e tyre. Të njëjtën letër ai pritet t`ua nisë edhe kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentes së vetë Parlamentit Europian, Roberta Metsola. “Presidenca hungareze sapo ka filluar dhe kryeministri Orban ka shkaktuar tashmë dëme të konsiderueshme, duke abuzuar me rolin e Presidencës së Këshillit.
Në misionin e tij të ashtuquajtur paqeruajtës, ai qëllimisht ka krijuar përshtypjen se vepron në emër të të gjithë Bashkimit Evropian, ndërkohë që, në realitet, ai nuk ka asnjë autoritet ta përfaqësojë BE-në apo ndonjë shtet tjetër anëtar të BE-së, përveç të vetit”, thuhet aty. Hungaria mori në 1 korrik presidencën e radhës 6 mujore të BE-së dhe fill pas kësaj, në ditët e para të këtij muaji, Orban zhvilloi vizita në , Rusi dhe Kinë, në ditët e para të këtij muaji.
Ai u takua në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin- veprim ky që u dënua nga të gjithë aktorët kryesorë të bllokut europian. Në letër thuhet se shefi i ekzekutivit hungarez Orban po përpiqet t’i minojë vendimet ekzistuese të BE-së, procesin e vendimmarrjes dhe unitetin e unionit për çështje të rëndësishme. “Kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Duhen hapa vendimtarë për t’i kufizuar dëmet e mëtejshme”, nënvizohet aty.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ViktorOrban#PE#TopChannelNews
Ещё видео!