#5minuta #shqip #lajme
Mos harroni t'i bëni SUBSCRIBE kanalit 5 minuta shqip!
Youtube: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
If any copyright issues please contact: 5minutashqip@gmail.com
Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, herë pas here kanë qenë shkaku dhe arsyeja që kanë nxitur me dhjetëra e qindra skenar dhe teori.
Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.
“Mallkimi” i Shenjtit dhe “të çuditshmet” e rastësive!
Supozimi se aty qëndrojnë eshtrat e Shën Pjetrit,, për shekuj me radhë mbetet një pikëpyetje e madhe. Edhe pse e vetmja referencë historike që mbështet se Shën Pjetri u martirizua dhe u varros në bodrumin e Vatikanit nga Gaius shkon prapa në 200 pas erës së re, megjithatë, për katolikët është pothuajse e sigurt! Kjo siguri dhe besim, udhëhoqi dhe Konstandinin e Madh, i cili po në të njëjtin vend, të ndërtoj bazilikën e Shën Pjetrit. Në vitin 1624 filluan dhe studimet e para në galeritë e Vatikanit, për të kërkuar eshtrat e Shën Pjetrit, por këto kërkime nuk zgjatën shumë, pasi ato u shoqëruan nga një seri e rastësish “të çuditshme”; Prifti Urban VIII i cili ishte nga më kryesorët në këto kërkime, u sëmurë rënd, me dhjetëra punëtorë humbën jetën e tyre misteriozisht dhe gradualisht mbizotëroi besimi se; Shenjti nuk dëshironte t’i prishnin qetësin dhe për këtë ai mallkonte të gjithë ata që guxonin t’i prishnin atij qetësin! Kjo frikë, ndali për të paktën 300 vjet çdo studim në atë vend.
Dorëshkrimet e lashta së bashku me sekretet e medha!
Bibliotekat e mëdha që zënë me dhjetëra kilometra në nën tokën e Vatikanit, thuhet se përmbajnë një thesar të paçmueshëm, pasi ajnë të shumtë shkencëtarët, historianët si dhe hulumtuesit, besojnë se në mes miliona librave të panumërt, ndodhen ndërmjet tyre dhe shumë dorëshkrime të lashta, të cilat konsiderohen, ose janë konsideruar si të humbura, për publikun e gjerë ! Besohet dhe mbrohet si tezë se; Nëse këto tekste bëhen ndonjëherë publike, do të zbulojnë sekrete dhe të vërteta, të cilat do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë historinë e njerëzimit!
Nekropoli i Papëve dhe të krishterëve e hershëm!
Ekzakt, nën bazilikën e Shën Pjetrit, ndodhen “varrezat e Papëve”, ndërsa vetëm pak përtej janë varrosur dhe shumë të krishterë të hershëm. Nekropoli nëntokësorë i Vatikanit, u bë i njohur gjerësisht nëpërmjet librit të shkrimtarit të famshëm Dan Brown me titull “Illuminati”. Të famshmet “vrimat e gjarprit” të përmendura në libër, në realitet janë “tuba për libacionet funeral”, që përshkruhen kaq reale e gjallërisht nga autori: “Të krishterët besonin në ringjalljen e të vdekurve, prandaj ata kanë përdorur këto vrima për të ushqyer të vdekurit, duke ju derdhur mjaltë dhe qumësht në galeritë nën Vatikan”, shkruan ai.
Mekanizmi kohor i at Ernetti-t!
Një tjetër teori në lidhje me thesaret e fshehura në bodrumin e Vatikanit, është mekanizmi kohorë i at Ernetti-t. Prifti katolik Francez, Francois Brune në librin e tij “Misteri i ri i Vatikanit”, thotë se një prift katolik – at Ernetti Pelegrino -pak para se të vdiste në vitin 1994 i besoj atij një zbulim të madh: se ai kishte arritur të krijoi një makinë kohore, me të cilën ai kishte regjistruar momentin e kryqëzimit të Jezusit! The Time Machine, sipas Fracois Brune -ndodhet në bodrumet e Vatikanit!
perputhen sot perputhen prime live top channel perputhen 2021
seriali me fal shqip promo pamje me fal me fal e fundit episodi i fundit
gezuar 2022 potpuri 2022 viti i ri 2022 me ler te flas Qka ka Shpija Perputhen
tayna mozzik me fal meda don xhoni muzik qingji vogel stupcat pubg hitet
kafeneja jone shiko kush luan music kida tik tok tallava big brother vip kosova
lajmet e fundit top channel tv klan klan kosova rtk surpriza familjare
Kepi i tundimeve episodi fidan rita mos me braktis nkosove show robi plaket kur do vet big brother vip kosova couple rn shqipet me plis humbesi fiton enigma shqip rasim avdyli its my home it's my home valon maloku vala mala gezuar 2023 humor 2023 muzike 2023 mrbeast
Ещё видео!