Rusia sulmoi të mërkurën infrastrukturën e portit të Odesës në Ukrainë, bëri të ditur Forca Ajrore e Ukrainës. Komandanti Mykola Oleschuk tha se sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre nga pesë raketat e lëshuara nga Rusia, si dhe 14 nga 20 dronët e lëshuar prej saj. Sipas tij, në shënjestër, ato kishin disa rajone: përfshirë Odesën, Mikollajivin, Hersonin, Vinicjan e të tjerë.
“Infrastruktura e portit të Odesës është sulmuar me raketa. Si rezultat i kundërmasave aktive, tre raketa të armikut Kh-59/Kh-69 dhe tre dronë nuk mundën të arrinin shënjestrat e tyre”, tha Oleschuk në mesazhin në Telegram.
Odesa, një port i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës, ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse. Pavarësisht provave, Moska mohon se godet infrastrukturën civile të Ukrainës. Në fillim të kësaj jave, autoritetet në Ukrainë raportuan për së paku 37 persona u vranë në sulmet ruse në disa rajone të vendit. Shënjestër e sulmeve ishte edhe një spital për fëmijë në Kiev, ku mbetën të vrarë dy punonjës.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Odesa#Rusia
Ещё видео!