Familjarët e Arben Leshit që u vra 3 muaj më parë brenda burgut të Peqinit, nuk e kanë tërhequr ende trupin nga morgu pasi kanë pretenduar se viktima nuk është i afërm i tyre.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se Prokuroria ka tentuar të identifikojë viktimën përmes gjurmëve të gishtave, proces i cili ka rezultuar i pamundur 3 muaj pas vdekjes.
Tashmë prokuroria do të identifikojë viktimën duke krahasuar ADN me familjarët e tij.
Pas identifikimit, në rast se familjarët ende refuzojnë varrimin, do t’i jepet leja bashkisë për ta kryer atë.
Dyshohet se familjarët kanë refuzuar trupin nga frika e një hakmarrje të mundshme.
Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë.
Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në Dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/mLiOcvD3U-o/maxresdefault.jpg)