Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë goditur gjatë natës mbi 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës, me sulme ajrore dhe zjarr artilerie. Numri i ri i vdekjeve izraelite është 700. 2500 janë të plagosurit, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.
750 të zhdukurit, të paktën 100 prej të cilëve janë pengje në duart e Hamasit në Gaza, mes tyre edhe shtetas amerikanë e gjermanë. Në mesin e palestinezëve llogariten 436 të vrarë, ndër të cilët 91 fëmijë.
Sipas Washington Post, SHBA pret që Izraeli të nisë një operacion masiv tokësor kundër Hamasit në Gaza në 24-48 orët e ardhshme. Ka ende 6 zona në jug të Izraelit pranë kufirit ku luftimet me militantët e Hamasit vazhdojnë të ashpra. Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari, përmendi Beeri, Kfar Aza, Nirim dhe Alumim sip ikat ku militantët kanë vazhduar të kalojnë kufirin, jo vetëm në ditën e sulmit por edhe në vazhdim. Vetëm mbrëme tha ai, 70 terroristë hynë në këtë mënyrë në Izrael.
Kryebashkiaku i Sderotit, një nga qytetet më të goditura, thotë se e vetmja mënyrë për t`i dhënë fund kësaj situate është goditja e krerëreve të grupeve militante palestineze.
Ne duhet të hyjmë në Gaza e të shkatërrojmë Hamasin e Xhihadin Islamik. Duhet të vrasim lidershipin e tyre. Nëse vendit dhe qeverisë i duhet kohë për ta bërë këtë, atëjerë do të rrijmë brenda qoftë edhe për dy muaj derisa ushtria të bëjë detyrën e saj në Gaza e të shkatërrojë kryesimin e këtyre organizatave.
Me mbi 1000 të vrarë nga të dyja palët, të plagosur, pengje e shkatërrime kudo, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken e cilësoi këtë si sulmin më të egër ndaj Izraelit që prej luftës së yom Kippurit, duke iu referuar luftës arabo-izraelite të vitit 1973, e cila njihet gjithashtu si Lufta e Tetorit. Arsyet e sakta të sulmit të Hamasit nuk janë të qarta, por dhuna mes dy palëve ka qenë në rritje prej muajsh. Komandanti i Hamasit, Mohammed Deif, u bëri thirrje palestinezëve dhe arabëve të tjerë që t’i bashkohen operacionit të grupit kundër Izraelit. Por, është e paqartë nëse palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor apo gjetkë në rajon, do ta dëgjojnë thirrjen e tij.
Irani ndërkohë e mohoi përfshirjen në këtë sulm, edhe pse dy anëtarë të Hamasit dhe Hezbollahut i thane Wall Street Journal se gjakderdhja ishte planifikuar në takime me Gardën Revolucionare Islamike që në muajin gusht. “Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur; megjithatë ne nuk jemi të përfshirë në reagimin e saj; këto janë vendime të cilat i takojnë vetëm Palestinës vetë”, deklaroi kreu i misionit të iranit në OKB. Blinken e pohoi edhe ai se zyrtarët amerikanë nuk kanë parë ende provaqë të dëshmojnë se Irani qëndron pas sulmeve, por ky vend ka qenë prej kohësh armik i Izraelit dhe mbështetës i grupeve xhihadiste në rajon. Lajmi vjen pasi presidenti i Iranit u bëri thirrje vendeve muslimane që t'i bashkohen sulmeve ndaj Izraelit. Ebrahim Raisi, i cili bisdeoi me liderët e Hamasit të dielën, u shpreh republika islamike mbështet të drejtën e Gazës për vetëmbrojtje dhe bëri thirrje që Izraeli të konsiderohet përgjegjës për vënien në rrezik të mbarë rajonit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Israel#Palestine#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/mWflcFkpsSQ/maxresdefault.jpg)