Europol ka goditur një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave në të gjithë Evropën.
Më 25 maj, mbi 300 oficerë, kryen një sërë bastisjesh të njëkohshme në Gjermani dhe Belgjikë ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal të strukturuar I lidhur nga marrëdhëniet familjarë dhe i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.
Veprimet u koordinuan nga një qendër komanduese e vendosur në Bruksel, të Belgjikë, me oficerë të Europolit që zbarkuan në terren.
Policia zhvilloi 26 kontrolle në total, duke arrestuar 15 shtetas në Belgjikë, dhe 2 në Gjermani.
Konfiskimet përfshijnë: Një plantacion të brendshëm kanabisi, 15 kilogramë kanabis, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë, 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje profesionale të fshehura, 3 armë zjarri, Mbi 700 000 euro cash.
Hetuesit zbuluan se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani me automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara të fshehura. Droga më pas shpërndahej në të gjithë Evropën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Europol#Belgjikë#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/mX3G7yUWPMo/maxresdefault.jpg)