Autoritetet spanjolle kanë evakuuar banorët në Tazacorte, në ishullin e Las Palmas të kanarieve, që konsiderohet në rrezik për shkak të shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja. Deri më tani, janë 5500 të pastrehët që nga fillimi i emergjencës, sipas buletinit të fundit të qeverisë rajonale të Kanarieve. Nuk ka fatmirësisht viktima ndërkohë që rrëketë e llavës po shkojne ngadalë drejt detit, duke marrë me vete gjithcka që u ka dalë përpara. Rezultojnë të dëmtuara më shumë se 100 shtëpi si edhe disa rrugë dhe infrastruktura të tjera, përvec shumë tokave të mbjella.
Të tjerë tërmete ndërkohë kanë goditur ishujt Kanarie ndërsa shpërthimi i La Cumbre Viejas, vazhdon. Një tërmet me manjitudë 4.1 gjatë natës, bëri në fakt që më shumë llavë të rridhte nga vullkani, edhe pse rrjedha po lëviz me ngadalë në ishull.
Shumë shtetas britanikë, që kishin shkuar me pushime atje, janë detyruar të largohen për të shpëtuar jetën, duke u vendosur në tenerife, deri në kthimin në shtëpi. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë llavën që gllabëron edhe shtëpi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Llava#Kanarie#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/mX8g4Emi--g/maxresdefault.jpg)