Taulant Balla mohon që të jetë takuar me Lulzim Bashën në Dhjetor të vitit 2022. Teksa u pyet këtë të enjte nga gazetarët, Balla tha se ka qëlluar edhe në një ashensor me Sali Berishën, por as atë nuk e ka takuar. Përgjigjet e tij erdhën pas një videoje të publikuar kur Balla hyn në një pallat disa minuta pasi në të ishte futur Lulzim Basha.
Pyetje: A e keni takuar Bashën në Dhjetor të vitit 2022?
Taulant Balla: (Qesh) Jo nuk e kam takuar.
Pyetje: Atëherë si ka mundësi që në të njëjtin pallat 20 minuta pas tij keni hyrë dhe ju dhe nuk keni bërë përgënjështrim?
Taulant Balla: Unë kam qëlluar në të njëjtin ashensor edhe me Sali Berishën. Tani pyes, i bie që të kem takuar edhe atë? Nuk e kam takuar as atë.
Për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, Balla tha se besimi që i kanë dhënë shqiptarët Partisë Socialiste është një përgjegjësi e madhe për të vijuar punët që janë nisur. Po ashtu ai pati një përgjigje edhe për akuzat e opozitës.
“Mendoj që koha kur në Shqipëri humbësi e sheh fajin teka ai që ka fituar nuk ka dhënë rezultat. Secili duhet ta shohë përgjegjësinë vetë. Edhe ne do duhet që të bëjmë një analizë të mirë të rezultatit për të parë”, u shpreh Balla.
Për kreun e grupit parlamentar socialist, zgjedhjet e këtij viti janë zgjedhjet më të mira pasi nuk ka asnjë procesverbal në asnjë qendër votimit ku të ketë vërejtje.
“Zgjedhjet e vitit 2023, zgjedhjet më të mira dhe të gjithëpranuara nga të gjitha palët. Vërejtjet dhe kontestimet bëhen në dokumentacionin zgjedhor përcaktuar si proceverbal. Nuk ka asnjë vërejtje nga asnjë komisioner dhe asnjë vëzhgues”, tha Balla./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/mXBLQFTM63g/maxresdefault.jpg)