Gjatë kësaj seance avokati mbrojtës Geni Gjyzari deklaroi se dëshmitari që ishte sjellë nga Prokuroria si provë, në fakt ishte një tjetër person.
“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër. E gjeti BKH-ja në fazën e mbikëqyrjes. Edhe ne e gjetëm personin dhe e sollëm meqë jemi në fazën e dëshmitarëve”, tha ai.
I pyetur nëse është hapur apo jo telefoni i kryebashkiakut, avokati deklaroi se po, pavarësisht qëndrimit të kundërt nga Prokuroria e Posaçme,
“Qëndrimi i zt.Beleri është konstant, kërkon proces të rregullt dhe ligjor. Nuk i është garantuar deri në këtë moment. Është proces me dy standarde. Celulari është hapur që në ditët e para. Iu garantoj që po të shikonin elementë të paligjshëm në celular do ta linin ata? E kanë hapur, iu siguroj”, deklaroi ai për mediat.
[ Ссылка ]
#panoramatvalbania #gazetapanorama #panoramaonline #panoramaalbania
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscriber në: Gazeta Panorama
Like Gazeta Panorama Online në Facebook: Gazeta Panorama Online
Follow Gazeta Panorama në Instagram: Panorama.al (@gazeta.panorama)
Follow Gazeta Panorama në Twitter: Gazeta_Panorama
![](https://i.ytimg.com/vi/mY6ZYa6Iw-8/maxresdefault.jpg)