#OraNews
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua sot SPAK për të dorëzuar kallëzimin penal ndaj Ministrisë së Kulturës për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe pengim në ekzekutimin e një vendimi gjykate.
Përfaqësuesja ligjore Adriana Kalaja paralajmëroi se ky kallzim penal është vetëm fillimi pasi do të vijojë me kallëzime të tjera, deri dhe prokurorëve dhe kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja.
Jo vetëm, Kalaja thotë se shumë shpejt do t’i drejtohet senatit amerikan për ambasadoren Yuri Kim.
“Shumë shpejt do ti drejtohemi senatit amerikan për të gjithë veprimet e paligjshme që bën ambasadorja Kim dhe nuk reagon sa herë kryeministri e kryetari i bashkisë shkelin ligjin, por reagon gjithmonë në krah të tyre, është bërë palë me krimin e njerëzit që shkelin ligjin e Kushtetutën” tha Kalaja sot paradite në një prononcim për median tek dera e SPAK.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet e vendosur se nuk do të tërhiqet në betejën e saj për Teatrin Kombëtar të shembur më 17 maj 2019.
Ata akuzojnë kreun e SPAK dhe prokurorët se nuk po hetojnë paditë që kanë depozituar dhe nuk çojnë në gjykim personat përgjegjës për prishjen e teatrit.
Për lajmin e plotë kliko linkun: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!