Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Majmuni bën xhiro në Sauk, objektet, pas të cilave u magjeps
Skandali, me manovra e shkelje, zyrtari vjedh pronë në zemër të Tiranës
Në vitin 1996 në rrugën e Bogdanëve u ndërtua një dyqan me leje 31 m2 nga familja Heta dhe 2/6 e kësaj prone i përket Filda Hetës.Në vitin 2014 një ndërtues shfaq interes dhe ia blen dyqanin familjes për 90 mijë euro, nga të cilat 30 mijë euro u dhanë në fillim, shumë e paguar nga Eduard Kelmendi, aso kohe inxhinier teknik i firmës G2. Për llogari të firmës, por me dinakëri Kelmendi u mori firmat 4 pjesëtarëve të familjes Heta me një mandat dore, për shumën e dhënë prej 30 mijë eurosh. Pjesa tjetër prej 60 mijë eurosh, do të shlyhej në fund të 2014-ës. Por marrëveshja për blerjen e dyqanit nuk u finalizua, pasi ndërtuesi u tërhoq. Pas 4vitesh del në skenë komshiu Eduard Kelmendi me detyrë nënkryetar i njësisë Bashkiake 10, i cili mesa duket e kishte rregulluar lejen e pallatit dhe filloi të verë në zbatim planin, se si ta merrte dyqanin e Hetave.Ai përdori mandatet, që pjesëtarët Heta firmosën, kur morën 30 mijë euro dhe nisi t’u bëjë presion 3 vellëzerve dhe Filda Hetës, që t’i kthenin 30 mijë eurot ose t’i jepnin dyqanin.Presioni funksionoi për tre vëllezërit, që ia dhanë pjesën e tyre Eduard Kelmendit me një deklaratë noteriale, hartuar në shkelje nga noterja Rezarta Koci. Në të njejtën ditë, e njejta notere, i revokoi firmës G2 marrëveshjen e bërë me familjen Heta për blerjen e dyqanit sërish në shkelje ligjore, akte për të cilat noterja Rezarta Koci po vuan dënimin me burg.Ndërtuesi i firmës G2, Gëzim Papinova, në një bisede telefonike deklaron, se edhe ai është i zhgënjyer nga inxhinieri i tij Eduard Kelmendi. Ai pranon, se në kontratën e kalimit të pronësisë së dyqanit, nuk ka firmosur Filda Heta dhe dyqani është marrë në mënyrë të parregullt.
Pasi e mori dyqanin, Eduardi iu drejtua gjykatës për përpjestimin e dyqanit, por gjykata e Apelit ia ka rrëzuar me argumentin, se pronësia ka kaluar në mënyrë të parregullt.
Gjyqtarja favorizon hapur avokaten e njërës palë, shkel etikën
Lidhur me pronësinë e dyqanit të Filda Hetës në rrugën e Bogdanëve, makinacionet për përvetësim nuk u ndalën. Eduard Kelmendit i duhej një deklaratë tjetër, për të zbardhur lejen e ndërtimit, ndaj te noteri Dritan Gjana u hartua një deklaratë, sipas të cilës firma G2 i kalonte atributet e marrëveshjes sëe 2014-ës Eduard Kelmendit. Edhe ky akt ishte i paligjshëm, pasi marrëveshja nuk ishte realizuar. Ndaj veprimeve të INUK Tiranë, që prishi dyqanin pa vendim, janë bërë 6 kallzime në polici, njëri prej të cilëve, po hetohet nga prokurorja Silvana Lule, e cila nga 2018-ta deri më sot vetëm e ka zvarritur hetimin. Nga ana tjetër Eduard Kelmendi i është drejtuar gjykatës me një kërkesë penale kundër Filda Hetes dhe emisionit Stop, për publikimin e këtyre fakteve dhe provave. Gjyqtarja Marinela Osmani, shfaqet dukshëm e njëanshme në këtë kërkesë, duke favorizuar hapur Eduard Kelmendin.Ajo ka lejuar avokaten e Kelmendit, të shkelë etikën në proces, duke shfaqur afërsi me të.Gjyqtarja Osmani është vetë një precedent në sistemin e drejtësisë, pasi ajo e ka kaluar vettingun, ndërsa i shoqi, ish-prokurori Gentjan Osmani, ka ngelur në klasë për mosjustifikim të parave.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Stop - 16 Maj 2024 (Emisioni i plotë)
Теги
albaniadenoncoemision satirikemisioni stopgentian zenelajklan youtubepadrejtesisaimir kodrashqiperitelevizioni klantv klanEmisioni Stop 16 maj 2024majmuni shfaqet në Sauk të vjetërdyqani te Rruga e BogdanëveFilda HetaEduard Kelmendifirma G2nënkryetari i njësisë Bashkiake 10Rezarta KociGëzim PapinovaMarinela OsmaniSilvana LuleGentjan Osmaniburri nuk kalon vettingun për para të pajustifikuara gruaja gjyqtare po