Pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Apelit, tre ekspertë rindërtuan skenën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në ngjarjen e ndodhur më 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti.
Policia e Elbasanit vendosi mbrëmjen e së martës shiritët e skenës së krimit dhe të ndalimit të parkimit në hapësirën ku tre vite më parë lëvizi autori Arbër Paplekaj dhe viktima, Pjerin Xhuvani. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert ballistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.
Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesës së të akuzuarit Arbër Paplekaj, i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes.
Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata e Elbasanit shpalli fajtor dhe dënoi me 22 vite burg ish-efektivin e repartit RENEA, Arbër Paplekaj. Ditën e ngjarjes ai ishte pjesë e asaj që opozita e konsideronte struktura e mbrojtjes së votës dhe vepronte bashkë me stafin elektoral të Gazment Bardhit në Elbasan.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vrasja#PjerinXhuvani
![](https://i.ytimg.com/vi/mfaNdAFHnqA/maxresdefault.jpg)