Fushë Klenja është një nga vendet më të begata për prodhimin e patateve. Jo vetëm toka por edhe banorët e këtij fshati janë pjesë e kësaj bujarie të tokës, pjesë e kësaj mrekullie të punës dhe përkushtimit.
Nëse të gjithë sipërmarrësit zgjedhin se ku të kalojnë pushimet dhe vihen në garë për vendet më të veçanta dhe kostot më marramendëse, Gjergj Luca bën qindra kilometra për të mbërritur në një fshat “të harruar” por që patatja e saj, prodhimet e saj, janë ato që e prezantojnë dhe e veçojnë.
Ky është Gjergj Luca, njeriu i punës, njeriu që ka vlerësuar dhe konsideruar çdo angazhim dhe përpjekje, çdo sfidë dhe arritje. Ai sot është në një arë me patate në Klenjë, për të treguar se njerëzit punojnë, njerëzit i janë mirënjohës tokës dhe djersës.
Ai është aty për të treguar se është njësoj si ata, është në mbështetje të tyre, në përkrahje të çdo nisme dhe çdo synimi për ta shndërruar çdo pëllëmbë tokë të këtij vendi në begati shprese dhe besimi.
Ещё видео!