Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar Spak ka shpallur vendimin për 4 pjesëtarët e grupit të Habilajve që akuzohen për trafik ndërkombëtar të narkotikëve. Vendimi i gjykatës merret plot katër vjet nga goditja që iu bë grupit të hashashit, që trafikonte drgë nga Shqipëria në Italui. Moisi Habilaj, I cili në përgjimet telefonike të hetimit e prezantonte veten si kushëriri i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burgim. Ai mundi t’i largohej vëzhgimit të policisë në Itali, ku ishte në arrest shtëpi dhe aktualisht nuk dihet gjë për vendndodhjen e tij. Habilaj përfitoi nga gjykimi i shkurtuar pas një kërkese që dorëzoi përmes avokatit nga vendi i paditur ku vijon të qëndrojë, kërkesë kjo e aprovuar që i solli zbutje të dënimit nga 15 vite burgim në 10 të tilla. Të dënuarit e tjerë nga gjykata janë Nezar Seiti, që gjatë hetimeve ju dorëzua Italisë, Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj të cilëve drejtësia ju dha secilit dënimin me nga 9 vite burgim. Grupi i Moisi Habilajt u shbëpbë në vitin 2017, ndërsa në Itali u arrestuan edhe shtetas italianë që u identifikuan nga përgjimet intensive që tregonin se si organizohej ky aktivitet. Pjesë e dosjes hetimore ishte më herët edhe ish ministri i brendshëmSaimir Tahiri, ish drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe dy ish zyrtarët në arrati tanimë Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, dosja e të cilëve u veçua në disa episode. Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtori Jaeld Çela presin hapjen e procesit në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata e Apelit i dënoi me shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Habilaj#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/mwrIQAwq6kU/maxresdefault.jpg)