Një incident ka ndodhur në Veri të Kosovës, vetëm pak javë pas uljes së tensioneve dhe heqjes së barrikadave. Një patrullë e policisë së Kosovës është sulmuar në Leposavic pasi po përpiqej të ndalonte një makinë me targa serbe për kontroll.
Por kjo makinë nuk ka ndaluar duke bërë që oficerët e policisë së Kosvëstë qëllojnë në drejtim të saj. Një qytetar serb mësohet se ka mbetur i plagosur.
Policia e Kosovës thotë në jë njoftim se makina ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke “rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”.
Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Petar Petkovic, dënoi ngjarjen, duke thënë se serbi i plagosur është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës. Sipas tij, njësitë policore të Kosovës “kanë qëlluar” automjetin “vetëm sepse nuk kanë dashur të lejojnë që policia t'i keqtrajtojë pa asnjë bazë dhe arsye”.
Sipas tij, i plagosuri "është qëlluar në pjesën e majtë të kraharorit.
Petkovic përsëriti se njësitë speciale të Policisë së Kosovës “nuk kanë çfarë kërkojnë në veri të Kosovës”.
Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në veri të Kosovës. Edhe në të kaluarën, Policia e Kosovës ka raportuar se ka pasur incidente ku kanë qenë të përfshira automjete që dyshohej se transportoni mallra kontrabandë.
Incidenti i 23 janarit, vjen po ashtu një muaj pasi në veri të Kosovës u ngritën barrikada ër 20 ditë rresht.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/n0lki-YjgDY/maxresdefault.jpg)