Në Seman te Fierit ka filluar sezoni i korrjes së elbit dhe grurit. Edhe pse prodhimi është i mbarë falë edhe kushteve atmosferike, fermerët në Seman janë të zhgënjyer nga çmimi i ulët i drithit.
"Kam 80 kv grurë të mbetur stok nga viti i kaluar," tregon një fermere. "Për pak ditë do të filloj korrjen e grurit të ri dhe nuk kam kushte për magazinim. Ndërkohë, problemi janë edhe brejtësit."
Me një çmim prej 2500 lekë për kv, fermerët nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet, duke qenë një çmim nën kosto.
"Vitet e shkuara, kur korrnim grurin, vinin tregtarët dhe e merrnin në arë," tregon Petraq Peto, autokombajnist prej 50 vitesh. "Ndërsa sot nuk pyet njeri fare. Në zonën tonë prodhojmë grurë bio të mbushur plot me proteina, ndërsa tregu është i mbushur plot me grurë që vjen nga Ukraina dhe Serbia."
Sipas kultivuesve, tregu nuk ka një rregullator që të përcaktojë një çmim tavan, dhe kjo i bën të stepen. Përvoja e viteve të shkuara ka treguar se për shkak të importit, çmimi ulet dhe fermerët e mbajnë grurin stok. Për të mos e hedhur, e përdorin si ushqim për bagëtinë. Ndaj, thirrja e tyre shkon për shtetin në këtë moment, kur korrja e grurit sapo ka filluar. Mungesa e një pike për grumbullimin dhe magazinimin e prodhimit paraqet një vështirësi tjetër për fermerët në Myzeqe.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gruri#Fier#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/n3N8Zpye_NY/maxresdefault.jpg)